Seanca e parë parlamentare, zbardhet rendi i ditës, ja ç’pritet të diskutohet të hënën

Kuvendi ka bërë publike rendin e ditës së seancës së parë parlamentare për vitin 2018.

Sipas urdhrit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Kliko per me shume info

1. Hapja e Sesionit të II – të të Legjislaturës së IX –të të Kuvendit të Shqipërisë.

2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend

4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt

2018. ( votim me shumicë të thjeshtë)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018. (votim me shumicë të thjeshtë)

6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here