“Sa shumë je plakur”! Revoltohet këngëtarja shqiptare

Showbiz

Këngëtarja e njohur kosovare, Eliza Hoxha, nuk i ka pëlqyer aspak ajo që mediat shkruajnë për të.

Pasi ajo publikoi një foto, të gjithë vunë re se mosha bën të vetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hoxha shkruan se njeriun nuk e plak mosha, por dëshira e tij, për të qenë i ri apo i moshuar. Ajo e quan ‘mani idiotike’ dëshirën e disa grave në moshë të mesme, për të ndryshuar e për të bërë operacione plastike.

“Hahaha puna e budalles…

“Njeri’ s’plaket kur vjen mosha, njeri’ plaket kur don vet”… Qe besa sot edhe rinohet kur don vet…

Ky presioni mbi gratë në moshë të mesme me u duke a me u bo kukulla 18 vjeçe është mani idiotike.

Hajt tash qarkulloni…

“Une jam kjo që jam, dhe nuk matem me cfare kam” … Thotë një këngë e imja… Ende e padëgjuar.

Ndryshimi është e vërteta jone e vetme… Ama jo ai artificial”, shkruan Hoxha.

ME TE LEXUARAT