Reforma e ujit, Rama paralajmëron qytetarët: Nga shkurti do të ketë ndëshkime

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka folur sot për reformën e madhe të ujit të pijshëm që pritet të fillojë në muajin shkurt.

Rama tha se janari është muaji i fundit që nuk do të ketë penalizime, teksa shtoi se në shkurt nëse zbulohen lidhje të parregullta dhe ndërhyrje në matësat e ujit do të ketë ndëshkime.

Kliko per me shume info

“Dje kemi pasur një bashkëbisedim të gjatë me përfaqësues nga të gjithë sektorët qofshin publikë, kryetarët e bashkive apo drejtorë të institucioneve qendrore qofshin përfaqësues të sipërmarrjes dhe këtu në Lezhë për hir të së vërtetës ka aktorë të rëndësishëm të sipërmarrjes private. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që në këtë qark ka probleme serioze pë furnizimin me ujë të pijshëm. Ka probleme të trashëguara por ende për t’u trajtuar lidhur me administrimin e ujërave në përgjithësi. Ndërkohë që dje me vendimin e qeverisë që kemi marrë, kemi përcaktuar edhe ndihmën financiare për të gjitha familjet në nevojë për vendosjen e matësve falas dhe subvencionimin e faturës së ujit. Ky është muaji i fundit që konsumatorët të legalizojnë lidhjen e tyre e të vendosin matësa pa asnjë penalizim. Pas muajit shkurt do ketë penalizime”, deklaroi ndër të tjera kryeministri Rama./LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here