“Rasti i mësueses tregon varfërinë ekstreme të shëndetësisë”, reagon deputeti i PD: Nuk mungon vetëm herceptina, ja gjendja e QSUT

Depueti i PD, Tritan Shehu ka reguar pas rastit të mësues që vuante nga kanceri në Rrëshen. Ditën e djeshme mësuesja i bëri të ditur kryeministrit Rama se për shkak se në QSUT mungojnë ilaçet ajo nuk po merr mjekimin e duhur.

Ndërsa Tritan Shehu shprehet se nuk mungon vetëm herceptina që tha mësuesja, por edhe një sërë ilaçesh të tjera.

LEXO EDHE:  Pas Moisiut, Bamir Topi i bashkohet Veliajt
Kliko per me shume info

“Nuk mungon vetëm Herceptina, por ka një krizë për të gjithë kemiopreparatet e shtrenjta.
Mungon edhe Radioterapia korrekte dhe e përshtatshme për shumicën e pacienteve”, shprehet Shehu.

Reagimi i plotë:

Z.Rama, tragjedia e arsimtares nga rresheni eshte e lidhur me varferine absolute te shendetesise.

Nje arsimtare me nje patologji tumorale i ankohet Kryeministrit per mungesen e Herceptines.
Asgje e re dhe e cuditeshme ketu per sistemin tone shendetesor ne nivelet e varferise Afrikane e me spekullimeve shkaterruese.
Nuk mungon vetem Herceptina, por ka nje krize per te gjithe kemiopreparatet e shtrenjta.
Mungon edhe Radioterapia korrekte dhe e pershtatshme per shumicen e pacienteve.
Buxheti i yne nuk mbulon as nevojat e 45% te pacienteve per Kemioterapi, pa folur per ate te personalizuar, qe jemi shume larg.
Sa perqind e pacienteve, qe duhet te trajtohen me Radioterapi, flas per Akselerator Linear se ky perdoret sot, u sigurohet kjo nga publiku?
Shume pak!
Dhe dicka, kujdes nga importet paralele te Kemiopreparateve e medikamenteve te kushtueshme, fatkeqesisht nje praktike e ndeshur kjo gjate qeverisjes suaj Z.Rama!

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here