Kryeministri Rama paralajmëron furtunë: Do të largojmë gjithë drejtuesit e inkriminuar të policisë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama beri akuza te renda ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të policisë në vend, për të cilët tha se një pjesë e tyre kanë bashkëpunuar me trafikantë droge apo janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Duke folur në aktivitetin për 105-vjetorin e Policisë së Shtetit, Kryeministri theksoi se vetingu brenda policisë do të mundësojë largimin e të gjithë efektivëve dhe drejtuesve të inkriminuar të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në vitin 2017 policia shqiptare sekuestroi nga organizatat kriminale 40 milionë Euro pasuri. Të gjitha këto nuk duan të thonë se drejtues të policisë nuk janë përfshirë në veprimtari kriminale me trafikantët e drogës. Të gjitha këto nuk duan të thonë se spastrimet është një proces i përfunduar. Ne jemi absolutisht të sigurt që edhe spastrimi i domosdoshëm është jetik dhe do ta realizojmë me sukses të plotë.

Prandaj brenda 100 ditëve të para të këtij mandati kemi përfunduar hartimin e bazës ligjore për të transformuar në ligj vetingun në Policinë e Shtetit. Vetingu do të bëjë të mundur largimin e të gjithë drejtuesve dhe efektivëve të përfshirë në veprimtari krimnale apo me burime të pajustifikuara të policisë të akumuluar në këto vite. Kjo do të jetë baza e mandatit tonë të dytë“, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT