Rama: Policia e lidhur me krimin, institucioni më pak i besuar

Në qytetin e Lezhës, ditën e sotme u mbajt ceremonia e nderimit të Policisë së Shtetit me rastin e 105-vjetorit të krijimit të uniformave blu.

Kryeministri Rama u shpreh se Policia e Shtetit është rilindur pas reforma të marra qëkur qeveria e tij është krijuar.

Kliko per me shume info

Sakaq, nuk ka lënë pa përmendur dhe sfidat e mëdha që uniformat blu po përballen. Sipas Ramës këto sfida kanë të bëjnë me përballjen me të keqen dhe përzgjedhjen e njerëzve të duhur për të kryer këtë mision.

LEXO EDHE:  Raporti i DASH, reagon Paloka: Trump i lëshoi raketat për Ramën, tani pritet shpërthimi

Ndërkohë pranoi se ka dhe drejtues policie të cilët janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Rama përmendi edhe raportin e BE që e nxirrte policinë e shtetit si institucionin më pak të besuar, bashkë me Gjykatat dhe Prokurorinë.

“Në 2017 Shqipëria mbylli një plagë të vjetër, në të cilën pati të gjitha ato infeksione. Sot në 2018 Shqipëria nuk ka as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e territorit të saj”- u shpreh Kryeministri.

LEXO EDHE:  Basha një ditë pas “privatizimit” të PD: Ftesa ime sot është për...

Gjithashtu Kryeministri Rama tha se ndaj policisë së shtetit jemi në borxh për misionin që kryejmë.

“I jemi borxh të gjithë atyre që patën një vision si duhet të jetë policia dhe siç u jemi borxh të gjithe atyre që dhanë jetën, duke filluar nga ata prindër që largohen nga shtëpia dhe shkojnë në punë duke marrë në konsideratë dhe vënien në rrezik të vetë jetës, sic u kemi borxh edhe atyre vajzave dhe djemve që synojnë të bëhen pjesë e policisë që duam. Në rrugën e gjatë që kemi para, kemi motivimin e rezultateve që kemi arritur dhe pasurinë e madhe të eksperiencës prej gabimeve të bëra. Kush punon edhe gabon, dallimin e bën vetëm një gjë, vetëdija për gabimet, eksperienca nga humbjet dhe vendosmëria për mos humbur për të njëjtat arsye. Kemi aftësinë ta bëjmë këtë dallim”- ka shtuar më tej kryeministri në fjalimin e tij.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

  1. Ke 5 vjet qe mburresh me kete polici shteti. Fakti qe ti pranon se ka drejtues te lidhur me krimin perben shkak qe ti te japesh doreheqjen menjehere. Kjo eshte per njerezit qe kane moral. A ke moral ti eshte ceshtja ? Fuck Rama ndyresira

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here