Rama kërcënon qytetarët: Ju pret burgu, nëse deri në 31 janar nuk keni paguar ujin

Politikë

Kryeministri Edi Rama ju ka kujtuar sërish shqiptarëve se pas1shkurtit kush nuk ka paguar faturat e ujit të pijshëm e pret burgu.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, ndaj dhe boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, shërbimi me ujë 24 orë në çdo biznes e shtëpi arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke arritur dhe investimet falë kontributit të secilit.

“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese. Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon. #Shqipëriaqëduam është aspiratë dhe detyrim për çdo shqiptar”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

ME TE LEXUARAT