Rama i veshur me çizme, publikon foton me uniformat e policisë me mbishkrimin “Foto e ditës”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të cilën e ka cilësuar si “Foton e Ditës” nga aktiviteti zhvilluar sot për nder të 105 vjetorit të krijimit të Policisë.

Rama gjendet mes efektivëve të cilët kanë veshur uniformat e policisë ndër vite por nuk mund të mos bjerë në sy veshja e vetë kryeministrit.

Kliko per me shume info

Shefi i qeverisë, është shfaqur sërish me brekushet e tij të famshme dhe jo vetëm kaq por ka veshur edhe çizme. “Po çizmet ç’i doje?” e pyesin me habi ndjekësit kryeministrin i cili deri tani ka vendosur mos replikojë e mos japë asnjë shpjegim duke u mjaftuar veç me përshkrimin “Foto e Ditës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here