Qytetarët kryqëzojnë Ramën: Enver, na vijnë fatura uji pa matës fare

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur ti urojë popullit një ditë të mbar, me pamjet e transformuara të ujësjellësit në qytetin e Lezhës.

“MIRËMËNGJES

Kliko per me shume info

Dhe me këtë moment kuptimplotë të transformimit rrënjësor të ujësjellësit të Lezhës, falë një pune të madhe e cilësore të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë”

Por si duket qytetarët e Shqipërisë janë ende të pakënaqur me rrjetin e ujësjellësit dhe nuk kanë nguruar ti shprehin pakënaqësitë e tyre.

Një ndjekës denoncon faktin që banorët e Tiranës paguajnë për ujin i cili nuk pihet.

“Per ca uji ke fjalen shiko Tirane. Shumica Banoreve e blejne ujin pishem. Sepse uji Bovilles esht shum i nditur dhe nuk pihet. Megjithse paguajme uje te demshen per shendetin”.

Një tjetër komentues e quan Ramën mjeshtër të propagandës dhe phon se ka mbjellë nga vetëm fukarallëk.

“Je mjeshtri propagandës , je si Liza në botën e çudirave , nuk ke iden fare se ja more frymën popullit të ikën 500 mij shqiptar për 4 vjet ti vazhdon e trumbeton dështimet e qeverisjes më të keqe në kto 27 vjet . Ke mbjell fukarëllëk të papam . Degjenerove komplet 2 breza me hashashin , shkollat në vënd që të bëhet mësim bëhet tregti hashashi . Jeni fatkeqsi kombtare , jeni e zeza e atij vendi”.

Një tjetër ndjekës pohon faktin se në lagjet e Mamurrasit faturojnë fatura për shtëpitë të cilat nuk kanë fare sahat dhe furnizohen me pus.

“Po si shpjegoheh se faturat z. KRYEMINISTER ne lagjet e Mamurrasit na vijne neper shpijat tona vijne jo se skemi Mates por asenje qesme ujti e faturat vijne neper shpijate tona e a nuke eshte turp se ne 2018 nga Fushkuqja furnizohet qyteti i Durresit e te gjitha fshatrar per rreth e qyteti i Laçit e Mamurrasit qe eshte aq afer e skemi uje jetojme si ne Afrike bejme kilometra me bidona per te mbushur uje per te pire te pakten mos na bini fatura neper shpijate tona se na duket si me qane duke u tallur me ne rrete ujesjellesi skemi por faturate e ujtit duhet me i paguar jetojme me Pusa”.

Një tjetër komentues e quan Kryeministrin, Enver dhe i ka kujtuar rastin e mësueses nga Rrësheni e cila nuk kishte mundësi të blinte ilace.

“Mirmengjes enver. Jepi me demagogji e me luge bosh se populli te don me shume…a e degjove mire mesuesen nga rresheni?po e vret kanceri e ti i thu skam ilace. Keshtu po vret shpresen e cdo shqiptari …po ku pyesni per shqiptaret xhanem?”

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë moment kuptimplotë të transformimit rrënjësor të ujësjellësit të Lezhës, falë një pune të madhe e cilësore të përbashkët, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Posted by Edi Rama on Samstag, 13. Januar 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here