Aksioni i qeverisë Rama, burg e gjoba për qytetarët që nuk paguajnë faturat e ujit

Kliko per me shume info

Qeveria nis pas 1 shkurtit aksionin për ndërprerjen e paligjshme të lidhjeve të ujit të pijshëm. Aksioni në terren do të nisë me sensibilizimin e qytetarëve për vendosjen e sahateve dhe më pas me kontrollin derë më derë për pagimin e faturave të prapambetura.

Pas 20 ditësh, grupet e punës do të ndërpresin lidhjet e jashtëligjshme që cenojnë furnizimin me ujë të pijshëm. Ligji parashikon burg për ata qytetarë, që ndërhyjnë në rrjetin e shpërndarjes së ujit, pasi grupet e kontrollit u kanë ndërprerë lidhjen.

Kliko per me shume info

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, në letrën që u dërgoi në muajin dhjetor bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve shpjegonte se faza e dytë do të shoqërohet me kontrolle derë me derë dhe me masa ndëshkimore për ata që nuk paguajnë faturat e ujit. Aksioni do të nisë me verifikimin e kontratave, sahateve dhe pagesat e institucioneve publike dhe buxhetore e jo buxhetore, më pas me nëpunësit e administratës, biznesi dhe familjarët.

Qeveria, në bashkëpunim me bashkitë për familjarët që kanë detyrime të mbartura të faturave të ujit, do të ofrojë skema lehtësuese për kryerjen e pagesave me këste. Skema do të jetë e njëjtë si për detyrimet e faturave të dritave, ku qytetarët duhet të lidhin aktmarrëveshje me ujësjellës-kanalizimet për të paguar detyrimet e mbartura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.