Qëndrimi i mbrapshtë i lidershipit të Kosovës për dy çështjet përcaktuese të fatit të saj europian

Kliko per me shume info

Vija e kufirit ndarës të Kosovës me Malin e Zi, e njohur zyrtarisht me termin “demarkacioni” , si dhe shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale janë dy nga çështjet me peshë specifike tepër të madhe për tӕ ardhmen perëndimore të Kosovës.

Çka don të thotë se duke qenë të tilla duhej të karakterizoheshin nga një qëndrim unik i të gjitha forcave politike, si dhe lidërshipit të vendit. Gjë që fatkeqësisht nuk po ndodh, madje duke pozicionuar mbrapshtë edhe drejtuesit kryesorë të shtetit, Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit që, sikurse po shihet, i bien njeri gozhdës e tjetri patkoit.

Kliko per me shume info

Praktikisht presidenti Hashim Thaçi mban qëndrim të prerë se Kosova duhet ta ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, kurse për Gjykatën Speciale ka thënë se do të veproj në bazë të vendimeve që vijnë nga deputetët e Kuvendit, pa e shprehur hapur qëndrimin e tij për shfuqizimin e ligjit të miratuar muaj më parë. Veprim ky i kundërshtuar hapur nga SHBA dhe BE, duke merituar madje edhe paralajmërimin për një fat të mbrapshtë të Kosovës nëse shfuqizimi ndodh të bëhet realitet.

Ndërkohë Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit, thotë se Gjykata Speciale nuk duhet të shfuqizohet, pavarësisht se e vlerëson si të padrejtë ekzistencën e ligjit për të, kurse për demarkacionin me Malin e Zi është në vijë me Thaçin dhe i jep mbështetje ratifikimit.

Përkundër këtyre krejtësisht i kundërt është qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili drejton qeverinë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës të udhëhequr nga Kadri Veseli. Ai ka qëndrime krejt të tjera politike, lidhur me këto dy çështje.

Haradinaj i qëndron besnikë vlerësimit të tij se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, është e dëmshme për vendin, sikurse që nuk e fsheh se e përkrah edhe një vendim eventual të deputetëve të shumicës në Kuvend, për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.