Qëlloi shokun me dyshimin se e spiunoi?! 33-vjeçari u vetëvra në kushte depresioni

Aktualitet

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në fshatin Gjorm të Vlorës, “dalin detaje të reja mbi lëvizjet e fundit të autorit të krimit Artion Shenaj që vrau me armë zjarri mikun dhe fqinjin e tij, Mariglen Memaj.

Mëngjesin e ditës së djeshme Shenaj i sapokthyer nga Franca, ku ishte në burg për vjedhje, është thirrur në prokurorinë e Vlorës për të dëshmuar.

Njerëz të afërt pranë tij, konfirmojnë se pas atij momenti përgjatë gjithë ditës Shenaj ka qenë i shqetësuar e ka kërkuar me ngulm një takim me mikun e tij, Memaj me të cilin kishin qenë dikur bashkë në emigrim. Ka shumë gjasa që Shenaj të ketë ngritur dyshime tek fqinji i tij, se mos ky i fundit e ka spiunuar për ngjarje të së kaluarës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime të afërta me viktimën konfirmojnë se pas kthimit nga Franca gjendja psikologjie e 34-vjeçarit ka qenë e rënduar, aq sa familjarët të shqetësuar kanë kërkuar ndihmë edhe në një yshtare.

Ndonëse kanë kaluar vetëm 24 orë nga ngjarja e rëndë ende askush nuk e di me saktësi pse ndodhi. Sekretin e vrasjes Artion Shenaj zgjodhi ta marrë me vete, duke u vetëvrarë në banesën e xhaxhait. Pas la mister dhe një konflikt të hapur mes dy familjeve që jetojnë aq pranë.

Mëngjesin e sotëm, pranë banesave të familjeve që kishin hapur dyert e mortit qëndronte një fuoristradë policie, për të shmangur një konflikt të mundshëm apo një hakmarrje mes tyre.

Kujtojmë se viktima Mariglen Memaj ka lënë pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë, ndërsa Artioni nënën dhe vëllain e tij. Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në këtë shtet për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij.

NGJARJA

Mariglen Memaj, rreth 35 vjeç ka qenë duke pirë kafe në qendër të fshatit kur i është afruar Artjon Shenaj, 33 vjec dhe pa paralajmërim ka goditur në drejtim të tij. Si pasojë e breshërisë së plumbave Memaj ka ngelur i vdekur në vend. Pas disa minutash autori i ngjarjes ka drejtuar armën e krimit nga vetja dhe i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e xhaxhait /bw

ME TE LEXUARAT