Qato informon biznesmenët me vendimet e qeverisë/ Ja cili është objektivi i tyre

Aktualitet

Paraditen e sotme, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e shoqëruar nga zëvëndës ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri, vizituan në Kallmet të Lezhës, një biznes social operues në sektorin e veshmbathjeve dhe prodhimit artisanal, që ofron trajnim dhe punësim për rreth 75 gra të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Kjo vizitë përpos njohjes së problematikave kryesore të biznesit social, synon dhe njohjen e grupit të biznesit me projekt-vendimin e kaluar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, mbi miratimin e listës së veprimtarive që ushtrojnë ndërmarrjet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij projekt-vendimi janë përcaktimi i fushave të veprimtarisë së ndërmarrjeve sociale që t’i shërbejnë interesave publike me anë të ofrimit të shërbimeve e mallrave shtesë për të rritur cilësinë e jetës dhe të jetesës. Nëpërmjet veprimtarive të ndërmarrjeve sociale synohet dhe përfshirja sociale dhe riintegrimi i personave të cilët vuajnë pasojat e përjashtimit social.

Ministrja Qato u shpreh se nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve sociale do të realizohet jo vetëm punësimi i grupeve të pafavorizuara që vuajnë pasojat e përjashtimit social duke ndihmuar kështu në përmirësimine ekonomisë familjare të shqiptarëve, por do të sigurohen edhe mallra e shërbime të përshtatshme dhe të përballueshme nga grupet e pafavorizuara, të cilat zakonisht nuk ofrohen në mënyrë të vazhdueshme në treg, pa patur një mbështetje nga skemat e ndihmës shtetërore.

Dalja nga skema pasive e grupeve vulnerabël dhe integrimi social i tyre, zhvillimi i veprimtarive të vazhdueshme për prodhimin dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve, nxitjen e objektivave socialë, rritja e numrit të punonjësve nga grupet e pafavorizuara janë padyshim ndër objekativat kryesore të Qeverisë gjatë këtij mandati.

ME TE LEXUARAT