Pse Marina Vjollca i tha Big Mamës: Ty do të pushoj nga puna, qepe gojën

Showbiz

Ajo njihet për temperamentin e saj të qetë dhe është shumë e komunikueshme.

Por e vetmja femër që ka arritur ta ngacmojë Marina Vjollcën dhe të bëjë që ajo të humbasë durimin, ka qenë Big Mama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas shpalljes së fituesve të edicionit të parë, spektakli ‘C’est la vie’ është rikthyer sërish në ekranin e TV Klan ku të gjithë pjesëmarrësit kanë treguar kujtimet dhe momentet më të bukura përgjatë rrugëtimit të tyre në këtë show.

Puntata e re është zhvilluar më tepër në formën e një talk show, ku batutat e shumta të Big Mamës duket se në një moment ia kanë sosur durimin moderatores Marina Vjollca.

Këngëtarja vazhdimisht ndërhynte duke thënë “Ndjekim insertin”, por me sa duket Big Mama ka vijuar me të vetën siç vetëm ajo di. E ka qenë ky momenti kur Marina nuk ka duruar dot më e i është kthyer duke i thënë paksa me seriozitet në fytyrë:“Ty do të të pushoj nga puna, qepe gojën”

Big Mama ka vazhduar me batutat e saj deri në fund të emisionit dhe përgjatë gjithë mbrëmjes si Marina edhe Big Mama kanë vijuar të qeshin e të bëjnë shaka.

ME TE LEXUARAT