Protestë e dhunshme në 27 Janar? Kryemadhi: Policia të mos provokojë

Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët sot foli për protestën e opozitës në 27 Janar para Kryeministrisë.

A do ketë në 27 janar një skenar si në 18 dhjetor, tentativë për tu futur në godinën e kryeministrisë dhe shfaqje dhune?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryemadhi: Shqiptarët janë aq të lodhur dhe zhgënjyer sa i përket situatës politike dhe ne në 27 janar do jetë paqësore ku të gjithë shqiptarë që janë të varfër që ndihen gë pashpresë, po duan të ikin nga sytë këmbët, i ftojmë që në 27 janar të protestojmë që ti tregojmë Ramës që shumica e qytetarëve janë kundër tij.

Në imazhin e shqiptarëve eshte krijuar ideja e protestave te dhunshme, por dhunën e solli zoti Rama në 21 janar, ishte shemnulli më i keq i te berit proteste. Ajo e 18 dhjetorit ishte shumë paqësore, nëse flakadanët quhen bomba molotovi…, policia dhunoi disa gra e vajza, dhuna s’është nga njëra anë, dhuna vjen kush e provokon dhe policia duhet të jetë e kudjesshme që të mos provokojë.

ME TE LEXUARAT