“Ai që e bëri do t’a paguajë”, mesazhi i prindërve të studentes së vrarë për autorin

Kliko per me shume info

Prindërit e studentes që u vra me 5 plumba ditën e djeshme, kanë marrë rrugën drejt Tiranës mes lotësh. Pasi kanë mbërritur në ambientet e morgut për të parë trupin e pajetë të vajzës së tyre 21-vjeçare, mësohet se ata janë shprehur se “autori i krimit do ta paguajë atë që kenë bërë”.

Prindërit e viktimës jetonin në një fshat të Fierit, teksa ishin në dijeni për raportin e vajzës me autorin e ngjarjes, Aldison Belulajn, i cili i kishte kërkuar dorën vajzës në shtëpi.

Kliko per me shume info

Por prej asaj kohe, ata nuk kanë patur komunikim me të riun, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri mbi 21-vjecaren.

Sipas dëshmive të të afërmve dhe shokëve të autorit dhe viktimës, thuhet se prindërit e Aldisonit, por edhe të Arielës i kishin kërkuar të hiqte dorë nga vajza pas refuzimit të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.