Policia “kap mat” 33-vjeçarin me kokainë. Ja çfarë mbante në shtëpi

Kliko per me shume info

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “White” duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 33-vjeçari.

Burime nga Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Mario Beqiri, 33 vjeç, banues në Lushnje.

Kliko per me shume info

33-vjecarit gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Më pas Policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku u gjetën 24 gr kokainë, një peshore, e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistolet e markës ECOL Special, një krëhër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3” .

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune 2 mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “White”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Mario Beqiri, 33 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, ju gjet 1 dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistolet e markës ECOL Special, një krëhër, tre fishekë, një thikë, 110 Euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3” .

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 283, 278/3 dhe 279 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.