Policia “i shtrëngon” rripin shoferëve: 994 masa ligjore për shkelje rregullash brenda 48 orëve

Policia rrugore ka kryer disa kontrolle për parandalimin e aksidenteve, dhe brenda 48 orësh janë marrë 994 masa administrative për shkelje rregullash të qarkullimit rrugor.

Kontrollet janë përqëndruar në përdorimin e rripit të sigurimit, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, në përdorimin e kaskës mbrojtëse për motoçikletat, në automjetetet me xhama të errësuar, parakalimet e gabuara, lëvizjet në sens të kundërt, apo mangësi të tjera.

Kliko per me shume info

Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar: 37 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura. Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, nga këta: 3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur si dhe 1 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Po gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur gjithësej 994 masa administrative, nga këto: • 68 masa për mos përdorin të rripit të sigurimit. • 95 masa për parakalim të gabuar • 107 masa për përdorim celularit gjatë drejtimit të automjetit • 6 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit • 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse • 659 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor Janë bllokuar dhe 10 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 të tilla.

Janë dërguar në komision 14 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet me xhama të errësuar. Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë me të njëjtin intensitet kontrollet me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, duke bërë më të sigurt rrugën për përdoruesit e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here