Policia arreston sërish shqiptarin, anëtar i organizatës kriminale mafioze Ndragheta

Edmond Çomo 42 vjeçari nga Malësia e Madhe, i cili ka një urdhër arresti ndërkombëtar nga Italia është arrestuar sërish nga policia vendore e Shkodrës. 42 vjeçari është I dyshuar për një vjedhje me dhunë në Itali e kryer në bashkëpunim. Urdhër arresti është lëshuar me 11 prill të vitit 2017 nga gjykata e Leçes në Itali.

Edmond Çomo njihet edhe si anëtar i organizatës kriminale Ndragheta në Itali. Pas një super aksioni policia e Shkodrës e arrestoi 42 vjeçarin në shtatorin e vitit të kaluar për llogari të drejtësisë italiane.

Kliko per me shume info

Fillimisht gjykata e shkallës së parë në Shkodër e la në “arrest me burg” për 40 ditë ndërsa në atë kohë avokati i tij Ardian Visha deklaroi se gjykata e Italisë ka ndryshuar vendimin nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për shkak se Çomo kishte qëndruar 5 muaj në Shqipëri pa shkuar në shtetin Italian, citon Shkodanews. 40 ditët përfunduan dhe Çomo kaloi në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak se shteti Italian nuk kishte sjellë ende gjithë dokumentacionin që pritej.

Pas 4 muajsh në “arrest shtëpie” çështja kaloi në gjykatën e apelit të Shkodrës e cila vendosi ta kthejë në “arrest me burg” masën e sigurisë. Menjëherë sapo është dhënë ky vendim nga frika se 42 vjeçari mos të largohet, forcat e policisë kanë bërë arrestimin e tij në mjediset e jashtme të gjykatës së apelit. Tashmë pritet që Edmond Çomo të ekstradohet drejt Italisë për llogari të shtetit Italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here