Rrugorja aksion në Tiranë! Shoferët e pësojnë nga alkooli dhe shpejtësia!

Aktualitet

Mbrëmjen e të shtunës duke gdhirë e diela, policia rrugore e Tiranës ishte në gatishmëri për të garantuar sigurinë në rrugë dhe shmangien e aksidenteve.

Kjo pasi, e shtuna vijon ta gjejë rininë jashtë deri në orët e para të mëngjesit. Jo të gjithë janë korrektë dhe respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë. Nga pikat e kontrollit që policia ka ngritur në zona kyçe të kryeqytetit, ka pasur mjaft shoferë që janë ndaluar në kushtet e konsumimit të alkoolit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa të tjerë kanë thyer limitin e shpejtësisë së lejuar në zonë të banuar. Radari me të cilin efektivët rrugorë kanë kontrolluar këtë mbrëmje ka kapur mjaft shoferë të shkujdesur me shpejtësi nga 80 km/h deri në 100 km/h.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2092429751043385/

Për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, policia vepron duke çuar shoferin në komision, ku vendoset koha se sa muaj do t’i hiqet leja e drejtimit.

Policia ka apeluar vazhdimisht që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm në të tilla raste, ku është këshilluar që në rast të konsumimit të alkoolit të përdorin automjete të transportit publik.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2092395647713462/

ME TE LEXUARAT