Petrit Vasili "shpërthen" ndaj Ramës: Kryeministri vrau Reformën në Drejtësi

Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama si “vrasësin” e reformës në Drejtësi.

Sipas Vasilit për këtë arsye edhe ngjarja e 21 Janarit nuk mund të ketë drejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Reforma në drejtësi filloi hapur kapjen me 69 votat e kryeministrit per prokurorin e përgjithshëm.

Rregullorja e parlamentit e propozuar nga kryeministri për të penguar haptas ndjekjen penale ata, që akuzohen për korrupsion e trafiqe ishte provë pa koment se kryeministri rrënoi drejtësinë e paanshme dhe të barabartë për të gjithë.

Reagimi i plotë:

Kryeministri armiku publik i vetem i reformes ne drejtesi.

Sot ne 21 janar nuk ka drejtesi sepse kryeministri e vrau reformen ne drejtesi,rivrau idealin e drejtesise se barabarte dhe varrosi cdo iluzion se ai e donte reformen ne drejtesi.

Reforma ne drejtesi filloi hapur kapjen me 69 votat e kryeministrit per prokurorin e pergjithshem.

Rregullorja e parlamentit e propozuar nga kryeministri per te penguar haptas ndjekjen penale ata, qe akuzohen per korrupsion e trafiqe ishte prove pa koment se kryeministri rrenoi drejtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe.

Lista e manipuluar e kandidateve per KLP dhe KLGJ,qe sherbetoret e tij e bene me zell te shfrenuar, ishte degradimi juridik e moral i reformes ne drejtesi nga kryeministri.

Votimi kunder arrestimit te ish.ministrit te brendshem ishte shpartallimi perfundimtar i hipokrizise zemershqyer te kryeministrit me reformen.

Ndaj sot reforma ne drejtesi ka qartazi armikun publik te vetem te saj.... kryeministrin..... po po vetem ate.

ME TE LEXUARAT