Përjashtimi nga LIBRA, Mimoza Hafizi: Makinacion i sajuar, Blushi ka përdorur fjalor fyes

Politikë

Mimoza Hafizi, deputete e LIBRA-s, ka folur për herë të parë në media për përjashtimin e saj nga kjo parti.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, ajo tha se përjashtimi i saj është një makinacion i sajuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë Hafizi u shpreh se do t’i shkojë këtij procesi deri në fund duke vendosur para përgjegjësisë të gjithë ata që e vendosën në mënyrë jo legjitime, shkruan BalkanWeb.

“Ka qenë periudhë e vështirë për mua, përjashtimi nga partia është makinacion i sajuar. Është proces që do e çoj deri në fund, do i çoj para përgjegjësisë të gjithë njerëzit që kanë vendosur, një komision jo i mbledhur në mënyrë legjitime, ridikulizon organizatën tonë. Situatë e papranueshme dhe qesharake,” tha Hafizi.Hafizi tha se kreu Ben Blushi ka përdorur fjalor të rëndë dhe disa zonja që ishin pjesë e LIBRA-s janë fyer nga mënyra e komunikimit të tij dhe kanë dhënë dorëheqjen. Hafizi u shpreh se Blushi ka bërë presione verbale tek anëtarët e bërthamës dhe i detyronte të tërhiqeshin.

“Gjatë kësaj kohe ka pasur probleme brenda partisë dhe mënyrës se si kryetari i partisë m’u drejtua me anë të një emaili. Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj sjelljes së kryetarit. Fjalori i tij ka qenë i rëndë dhe u neverit nga disa zonja që nuk kanë ardhur tek LIBRA për t’u fyer dhe ato thanë se do largohen nga të gjitha funksionet nëse situata vijonte të ishte e tillë. Blushi filloi të bënte presione verbale tek anëtarët e bërthamës i detyronte të tërhiqeshin. Në ditën kur ne bëmë mbledhjen disa kishin dhënë dorëheqjen dhe ne nuk e dinim sa njerëz ishin. Ne thirrëm bërthamën, por kjo nuk u quhet mbledhje bërthame, por thjesht mbledhje”- tha Mimoza Hafizi.

ME TE LEXUARAT