Përfundojnë negociatat Bushati-Kotzias, ja çfarë u arrit në 3 ditë

Politikë

Kanë përfunduar negociatat tre ditore mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias i nisur në Korçë të premten.

Çështjet që janë diskutuar në këtë raund të dytë bisedimesh, pas takimit të Kretës në muajin nëntor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Takimi ka qenë hermetik, por pavarësisht kësaj report tv, mëson se në fokus ka qenë çështja Çame, lejimi i qytetarëve me prejardhje nga Çamëria që të udhëtojnë lirshëm në drejtim të Greqisë, varrezat e ushtaravë grekë në Përmet, por edhe të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit.

Në përfundim të takimi do ketë një deklaratë për mediat nga të dy ministrat Bushati dhe Kotzias. Dy kryediplomatët nisën ditën e premte bisedimet e dyta, pas atyre të Kretës disa muaj më parë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve.

Ndërsa në muajin prill pritet një takim mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras për konkretizimin e rezultateve të bisedimeve, ku pritet të firmoset edhe marrëveshja e re për detin.

ME TE LEXUARAT