Peleshi: Garantimi i sigurisë ushqimore dhe konkurrencës së ndershme, prioritetet e kohës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka shfrytëzuar vizitën në Qarkun e Lezhës, për të vizituar një fermë moderne, e cila nëpërmjet një investimi prej 2.5 milion euro, edhe me mbeshtetjen e fondeve të qeverisë, ka mundur të realizojë një kompleks blegtoral me cikël të mbyllur, pra që nga ushqimi i kafshëve, mbarështimi e deri tek përpunimi i qumshtit.

Ministri u ndal nisma e Ministrisë për të rregulluar tregun e qumshtit pikërisht për ti dhënë oksigjen investimeve serioze të cilët shpesh janë në vështirësi nga konkurenca e pandershme.

Kliko per me shume info

“Unë zgjodha të jap disa mesazhe, që lidhen me reformën që kemi lançuar për qumështin, për kontrollin e qumështit dhe për disiplinimin e gjithë këtij nënsektori shumë të rëndësishëm, për ushqimin dhe sigurinë ushqimore, për konsumatorin në përgjithësi.”

Janë investuar 2.5 milionë euro. Ka një kapacitet për ta dyfishuar numrin e krerëve, pra nga 260 -270 të shkojë në 500 krerë. Po ta pyesësh Martinin, se çfarë planifikon ai për të ardhmen, në kushtet e sotme, përgjigjia është zhgënjyese. Ai po planifikon dalëngadalë ta ulë, ta mbyllë, pra këtë investim, ta ulë numrin e krerëve, duke shkuar drejt zeros. Ka patur 300 ka shkuar 260 dhe do që të shkojë drejt mbylljes, sepse është i lodhur nga konkurrenca e pandershme. Tani, pyetja që unë kam për gjithë skeptikët, qofshin ata analistë, ish-ministra, ish-drejtues të institucioneve apo për konsumatorin shqiptar. Duam të vazhdojnë duke dekurajuar investimet serioze, të cilat na garantojnë siguri ushqimore, na garantojnë pastërti, na garantojnë shëndet, pra t’i dekurajojmë, dhe t’i çojmë drejt mbylljes, dhe t’i lëmë të lulëzojnë dhe të mbijetojnë baxhot, se nuk e dimë fare se ku janë, baxhot që nuk plotësojnë standardet, pra linja të vogla jashtë kushteve higjeno – sanitare, që përpunojnë qumësht, dhe na shesin ushqim fare të pakontrolluar? Pra cila duhet të jetë rruga?

“Ne kemi vendosur, që me këtë reformë t’i japim fuqi, t’i japim mundësi operimi të vegjëlve, apo të mëdhenjve, nuk ka rëndësi, por seriozëve. Pra atyre, që para se të bëjnë një investim, lexojnë standardet ligjore, marrin profesionistët, ekspertët përkatës, zbatojnë të gjitha kërkesat e ligjit, dhe të sigurisë ushqimore në rradhë të parë, dhe pastaj fillojnë të kryejnë aktivitetin. Mund të mbijetosh, të bësh biznes, të ndërtosh një ekonomi të mirë edhe duke qenë i vogël, një prodhues i vogël, apo një përpunues i vogël. Kjo nuk është një reformë për të mbyllur të vegjëlit dhe për të lënë të mëdhenjtë. Kjo është një reformë, për të lënë në lojë, ata që janë seriozë.

Për këtë arsye, dua t’i them Martinit edhe këtu publikisht, që të ndryshojë planet, të vendosë të qëndrojë në treg, dhe të rritet dhe jo të zvogëlohet, sepse vetëm nga llogaritja që bëmë tani, vetëm nga masa prej 100 lekë për litër e qumështit, do të marrësh çdo vit, jo vetëm një vit, por çdo vit, 100 milionë lekë subvencion nga shteti. Kjo bëhet për të stimuluar prodhimin e qumështit, me cilësinë Afla, A,. Siguria ushqimore, gjurmueshmëria, garantimi i produkteve që shiten në raftet e supermarketeve, per ne është një prioritet, të cilit nuk i ndahemi, derisa ta realizojmë. Ne do të garantojmë, që në raftet e supermarketeve shqiptare, të gjitha ushqimet të jenë të sigurta. Data e skadencës, të jetë datë skadence dhe të mos jetë e falsifikuar, të gjithë përbërësit të jenë të përshkruar, dhe duam të ndërtojmë një sistem, që të jetë nga më modernet në Europë, jo i fundit në Europë, siç është sot”,ka thënë ndër të tjera z. Peleshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.