Patozi: Kam ardhur në festën e RD jo për Bashën

Kliko per me shume info

“Ditë e gëzueshme, ditë festive edhe i takon që të evitohen fjalët e hidhura por dua të them që sot nuk kam ardhur për Lulzim Bashën, por për gazetën Rilindja Demokratike”. Kështu u shpreh në një prononcim për mediat ish-deputeti Astrit Patozi, një prej kryeredaktorëve të RD-së.

Patozi një prej kritikëve të dortë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ishte i pranishëm në festën e 27 vjetorit të themelimit të RD-së, ndërsa shtrëngoi duart me kreun e kësaj partie.

Kliko per me shume info

“Kam ardhur me bindjen jo thjeshtë si një ish-kryeredaktor i saj, si një gazetar i saj për shumë vite me radhë por më tepër si njëri prej njerëzve në Shqipëri që ka një koncept të qartë se çfarë ëshë liria e medias dhe çfarë është liria e shtypit për një vend demokratik”, tha Patozi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.