Pas kalimit në Vizion Plus, zbulohet se kur do të transmetohet emisioni i Sokol Ballës

Për 12 vjet ai ishte imazhi kryesor i Top Channel dhe drejtuesi i emisionit kryesor politik Top Story. Sokol Balla ka kaluar në studion e tij politikanët dhe ngjarjet kryesore te vendit në më shumë se një dekadë.

Por tashmë ai i është bashkuar Vizion Plusit.

Kliko per me shume info

Balla ka marrë ditën e djeshme pozicionin e ri si drejtor ekzekutiv në televizionin.

Sipas burimeve Balla është prezantuar nga drejtuesit e këtij televizioni si drejtori i ri ekzekutiv.

Balla do të nisë njëkohësisht në “Vizion plus” edhe një program politik me debat në studio, emri i të cilit ende nuk është caktuar.

Mësohet se programi i ri i Sokol Ballës do të transmetohet ditën e hënë dhe të enjte në orarin e prime time në orën 21.00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.