Pas deklaratës tronditëse mbi përdhunimin e së bijës, reagon nëna e Eliza Dushkut: Do të doja të kisha qenë trime!

Ditën e sotme opinioni publik u trondit nga një deklaratë e papritur e aktores shqiptare Eliza Dushku e cila u shpreh se një regjisor i njohur hollivudian kishte abuzuar seksualisht me të në kohën kur ajo ishte 12 vjeç.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, jo vetëm në kuadër të fushatës #metoo por edhe nga shqiptarët. Pas statusit të Elizës ka reaguar vetë nëna e aktores.

Kliko per me shume info

Pas shumë komenteve negative në adresë të tyre ku thuhen se në fakt aktorja ka bërë gabim që nuk ka thënë asnjë fjalë kundër përdhunuesit Joel Kramel, nëna e aktores, Judith Dushku ka reaguar duke shkruar një koment të gjatë:

“E pranoj gjykimin tuaj si mamaja e Elizës. Jo, nuk ishte për karrierën e saj që kisha frikë, pasi nuk kishte asnjë rëndësi për mua. Kisha frikë edhe unë nga Joel Kramel. Dhe u deshën shumë vite më vonë që unë të kuptojë plotësisht çfarë kishte ndodhur.Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar për të rrëfyer të gjithë historinë dhe mendoj se ajo më ka mbrojtur mua, që të mos e dija pasi Eliza e dinte sa frikë kisha unë nga meshkujt me influencë.” -shprehet nëna e aktores ndër të tjera duke treguar gjithashtu se do të donte të kishte qenë trime për të mbrojtur të bijën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here