“Armët nuk vrasin njerëzit, njerëzit vrasin njerëzit”, parandjenja e frikshme e studentes që u vra nga djali që e dashuronte

Aktualitet

“Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”. Ky ka qenë një ndër statuset e Ariela Muratit, 21-vjeçares që u vra dje nga Aldison Belulaj, vetem se vajza refuzoi të lidhej me të.

Vajza ishte me origjinë nga Berati, por jetonte prej vitesh në Zharrëz të Fierit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Murati kishte postuar një foto në "Facebook" ku shihej duke bërë qitje në një poligon në kryeqytet, ndërsa përbri këtij postimi ajo kishte shkruar fjalët që parashikuan fatin tragjik.

“Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”- shkruante ajo.

Mes komenteve të shumta, e reja shkruan se nuk trembet as nga armët dhe as nga njerëzit.

Ngjarja tronditëse ndodhi dje para fakultetit të Mjeksisë në Tiranë, ku i riu i doli përpara në rrugë vajzës dhe vetëm pak më pas e qëlloi atë me armë për vdekje. I riu qëlloi edhe veten dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

ME TE LEXUARAT