“Parajsa e fëmijëve”/ Cila është puna ku të miturit fitojnë 500 euro në ditë?

Bota

Një qytezë norvegjeze e quajtur Balstad ofron punën më të mirë për të miturit, duke u dhënë atyre një fitim prej rreth 500 euro në ditë.

Kjo pasi fëmijët kanë mësuar t’ua presin gjuhën peshqve të quajtur Bakalar, duke u treguar të kujdesshëm. Bakalar është specialiteti kryesor i norvegjezëve, dhe kërkesat për këtë lloj peshku të veçantë janë të larta dhe i shërbejnë eksportit të vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Peshkatarët ua dhurojnë kokat e këtyre peshqve fëmijëve të vegjël të cilët pasi ua presin gjuhën, i shesin. Një kilogram gjuhë peshqish të tillë shitet rreth 6 euro.

Rasti më i mirë për të treguar këtë sukses është 16-vjeçari Trgjav Petersen, i cili ka rrëfyer historinë e tij.

Babai i tij është një peshkatar dhe e ka mësuar se si në mënyrë precize dhe të shpejtë t’ua presë gjuhët peshqve.Peterseni tregon:

Kur fillova në fillim këtë punë, bëja vetëm dy kilogram me gjuhët e peshqve. Por, sot pa problem bëj deri në 80 kilogramë, kurse nganjëherë brenda ditës fitoj deri në 4500 kruna norvegjeze (afërsisht 500 euro). Kështu ne kemi mundësi të fitojmë para të mjaftueshme për të blerë gjërat që ëndërrojmë t’i blejmë, siç janë telefonat e mençur, laptopët apo edhe veshmbathja. Deri më sot kam kursyer mjaftueshëm për udhëtimin tim në SHBA. Do të kënaqem në ishullin mes New York-ut dhe Havait.”Kjo punë është vetëm specialitet i fëmijëve pasi të rriturit nuk lejohen që të presin peshkatarët dhe as të shesin gjuhët e peshqve.

ME TE LEXUARAT