Pakti për kufirin me Greqinë, habit Kryemadhi: Lojë e Ramës për të larguar vëmendjen nga Tahiri

Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “Arena” në “Ora News”, ka komentuar marrëveshjen për detin ku Greqia do të përfitojë nga Shqipëria 12 milje hapësirë ujore. Kryemadhi e quajti këtë një lojë politike të kryeministri Rama.

Po ashtu ajo tha se Bushati dje foli në komision vetëm për çështjen çame dhe jo për detin duke menduar kështu se kjo është një lojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë mendoj që kjo mund të jetë një lojë e radhës që Rama bën me fqinjët duke pasur parasysh manjilitetin e tij, që ai mund ta bëjë këtë për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri, nga dështimi praktikisht që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku çështja e një ekstradimi ku ministrja e Drejtësisë dhe kryeprokurorja më së paku duhet të ishin të tërhequra.

E gjitha kjo mund të jetë një lojë për të krijuar një lloj histerie patriotike”, deklaroi Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT