Operacioni Shqipëri-Itali, kapen dy shqiptarë me 217 kg drogë në Leçe të Italisë

Aktualitet

Një operacion antidrogë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane ka çuar në arrestimin e 2 shtetasve shqiptarë në Itali.  Si pjesë e operacionit janë sekuestruar edhe 217 kg drogë.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale B. K. 37 vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI

Vijojnë operacionet e përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë në zonën e Leçes.

Janë arrestuar në flagrancë për posedim të lëndës narkotike dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.

Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe në kohë reale ka nisur një veprimtari policore e mirëfilltë me shkëmbim informacionesh për persona të dyshuar për veprimtari të trafikut të paligjshëm të cilët operojnë në shtetin italian.

Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali, policisë italianë (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale B. K. 37 vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.

Janë në vijim veprimtaritë policore dhe hetimore për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Kjo veprimtari dëshmon se bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat policore italiane nuk kufizohet vetëm në goditjen e trafikut në det, por edhe në brendësi të territorit qoftë ky në Shqipëri apo në Itali.

ME TE LEXUARAT