Ofendoi keq të fejuarën e princit, deputeti braktis live të dashurën modele

Showbiz

Një nga udhëheqësit më të lartë politikë të Britanisë i ka dhënë fund lidhjes së tij me një modele pasi kjo e fundit hodhi komente fyese për të fejuarën e princit Harry.

Modelja Jo Marney ka qenë dikur e lidhur me princin, mirëpo marrëdhënia e tyre ka marrë fund kohë më parë. Por mesa duket ajo nuk e ka pritur mirë fejesën e princit dhe e ka quajtur të fejuarën e tij zezake dhe trupvogël.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo tha:

“Meghan do të pushtojë familjen mbretërore me farën e saj të zezë.”

Kështu i zemëruar nga deklarata e saj tronditëse, e cila u kritikua shumë nga opinioni publik, deputeti Henry Bolton i cili drejton një prej partive kryesore i ka dhënë fund marrëdhënies me të dashurën.

Tashmë 25-vjeçarja jo vetëm që duhet të vuajë fejesën e ish-të dashurit princ me dikë tjetër, por edhe braktisjen nga i dashuri politikan i cili deklaroi se e la live në televizion. Dhe jo vetëm kaq, por modelja e cila ishte anëtare e Partisë që drejtohej nga i dashuri i saj, është përjashtuar nga kjo forcë politike.

I dashuri i saj, Bolton tha:

“Unë nuk mund të rri më me një person që ka të tilla mendime raciste, të cilat nuk përputhen as me parimet e partisë sonë.”

Prejardhja afro-amerikane e të fejuarës së princ Harryt, Meghan Markle, është përfolur nga disa media vitin që shkoi, por vetë Harry është kujdesur që t’ju sugjerojë mediave të mos merren më me origjinën e saj.

ME TE LEXUARAT