Nora Istrefi dhe Roberti kanë qenë të kurorëzuar shumë kohë më parë?!

Askush nuk e ka ditur, por NoraIstrefi dhe Robert Berisha kanë qenë të kurorëzuar shumë kohë më parë, para se të bënin dasmën.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina” në Tv Klan, Robertika rrëfyer këtë sekret që s’e dinte askush.

Kliko per me shume info

Një histori që nisi 8 vjet më parë, pas kthimit nga Amerika të Robertit, ishte celebruar tashmë. Njohja me këngëtaren ishte e rastësishme, por impenjative marrëdhënia pas saj. Pak kohë më vonë erdhi fejesa, pastaj celebrimi, tregon Roberti:

“Ne kemi qenë të kurorëzuar, sepse unë jam nënshtetas amerikan. U ktheva pas tre viteve nga Amerika, pastaj u njoha me Norën. Para dasmës, ne ishim kurorëzuar, por kurrkush s’e ka ditur…

Meqenëse unë jam nënshtetas amerikan, e shpejtuam celebrimin, me qëllim që Nora të përfitonte dokumentet që edhe ajo të merrte nënshtetësin녔 – tregon Roberti. Megjithatë, me gjithë nxitimin, Nora akoma nuk i ka përfituar dokumentet amerikane: “Nora nuk i ka përfituar akoma, kanë ndërruar ligjet. Duhet të jetosh atje të paktën një vit, në mënyrë që ta përfitosh….“

Prej disa muajsh, ҫifti dhe vogëlushja e tyre Renee jetojnë në një shtëpi të re, një rezidencë në Prishtinë, larg zhurmës dhe me më shumë hapësirë për të voglën. Por jeta dinamike e dy muzikantëve nuk është e fokusuar vetëm aty. Vendi i dytë pas Prishtinës që Roberti do të donte të zgjidhte për të jetuar është Tirana:

“Më pëlqen shumë të jetoj në Tiranë, pas Prishtinës… “ – thotë ai duke lënë të nënkuptohet se në të ardhmen, edhe këtë dëshirë mund ta bëjë realitet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here