Njoftimi/ Ambasada gjermane ndryshon procedurat për viza pune

Ambasada gjermane në Kosovë ka ndryshuar procedurat për kosovarët që duan të përfitojnë një vizë pune.

Në një njoftim në faqen zyrtare thuhet se duke nisur nga 1 nëntori ka filluar të bëhet një dallim mes punësimit sipas Rregullores së punësimit neni 2 dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues.
Njoftimi i plotë:

Kliko per me shume info

“Nga tani bëhet një dallim ndërmjet punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2 (Rregullorja për Ballkanin Perëdimor) dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.)

LEXO EDHE:  Transportonin emigratë afganë, arrestohen dy persona në Gjirokastër, ja emrat

Ju lutemi sigurohuni që të zgjidhni kategorinë e duhur. Për fat të keq, nëse e keni parashtruar kërkesën në kategorinë e gabuar, ne duhet të refuzojmë hyrjen në zyrën e vizave”, thuhet në njoftim.

Tutje, Ambasada e Gjermanisë njofton se “deri më tani është rekomanduar që për parashtrim të kërkesës për vizë për fillim të punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2, të kërkoni paraprakisht lejen e punës në Agjencinë Federale të Punës”.

LEXO EDHE:  Vrasja e 20-vjeçarit nga policia në Fier, Fatmir Xhafaj merr një falënderim të papritur

Kjo procedurë do të përfundojë më 1 nëntor 2017. Agjencia Federale e Punës do të përfshihet gjithëmonë në procedurën e vizave nga tani e tutje, njofton Ambasada.

Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar po ashtu se “parapëlqimet e lëshuara prej autoriteteve gjermane deri më 1 nëntor 2017 mbeten të vlefshme, por ato nuk trajtohen me prioritet gjatë caktimit të termineve”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here