Sa paguhen njerëzit e Vettingut, ja kush e ka rrogën 3.9 mln lekë

Kliko per me shume info

Anëtarët e organeve të Vetingut, të cilëve shqiptarët dhe Perëndimi u kanë besuar pastrimin e pallatit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, nëpërmjet një skanimi të trefishtë, rezultojnë zyrtarët më të paguar në Shqipëri, duke tejkaluar edhe Presidentin e Republikës.

Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar ka patur polemika të zjarrta për trajtimin financiar të njerëzve të Vetingut, ndërsa paga reale e tyre ishte veshur me paqartësi dhe interpretime të ndryshme. Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetingut, është 395,376, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj. Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.

Kliko per me shume info

Kryetarja e KPK me pagë 3.9 mln lekë

Vlera e pagës dhe shpërblimit është konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për Shqiptarja.com. Ndërkaq, në fund të vitit 2017, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë shpërblyer me nga 1 milionë lekë të vjetra secili. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.

“Paga e Kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 305.400 lekë në muaj (neto). Ndërsa paga e komisionerëve të tjerë është 288.296 lekë në muaj (neto). Në këtë shifër është përllogaritur paga bazë, plus shtesa për shkak të vështirësisë në punë. Pagesa e parë për anëtarët e Komisionit të Pavarur të kualifikimit në degën e thesarit Tiranë, ka kaluar në datë 25.10.2017, pagesë kjo që ka përfshirë pagat, nga data 17.06.2017 deri më 30.09.2017.

Sa u takon shpërblimeve, sqarojmë se anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u është akorduar një shpërblim për vitin 2017 në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 30.12.2017, për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar. Ndërsa për dietat, ju vëmë në dijeni se, Komisionerët nuk kanë përfituar dieta deri më datë 11.01.2018”, thotë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Privilegjet e tjera

Anëtarët e Vetingut dhe fëmijët gëzojnë edhe mbrojtje të veçantë. Ligji parashikon se, anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i institucioneve të rivlerësimit, si dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gëzojnë të drejtën për mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë. Ndërkaq, institucionet e rivlerësimit do të propozojnë çdo vit projektbuxhetin e tyre në komisionin që mbulon çështjet ligjore pranë Kuvendit.

Institucionet zbatojnë në mënyrë të pavarur buxhetin e tyre, të miratuar nga Kuvendi. Ato kanë të drejtë gjithashtu që të përdorin të ardhurat dytësore, të përfituara nga projektet ndërkombëtare, donacionet dhe botimet e tyre. Kontrolli financiar i institucioneve të rivlerësimit kryhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.shqiptarja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.