Nikos Kotzias flet zbulimin e eshtrave të ushtarit të parë grek në Tepelenë

Kliko per me shume info

Pas gërmimeve të cilat nisën këtë të hënë, në Dragot të Tepelenës janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Në foto duket numri i identifikimit të ushtarit, medalioni, (2095 P) si dhe grada e tij (Caporale – tetar) i cili nga shkrimi në italisht thuhet se është grek (Greco, në italisht) dhe lë të kuptohet se është varrosur nga italianët, si dhe eshtrat e ushtarit i rënë gjatë luftimeve me fashistët në këtë zonë. Gërmimet në Dragot të Tepelenës po ndiqen nga një komitet i përbashkët shqiptaro-grek.
eshtrat

Kliko per me shume info

Nisjen e gërmimeve qeveria greke e vlerësoi si moment historik dhe pjesë të zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve, pas negociatave Bushati-Kotzias në Kretë dhe Korçë. Nisja e gërmimeve u prit edhe me protesta, ku një grup protestuesish tentuan të shembin gardhin rrethues të kantierit.

Një vendim i qeverisë shqiptare në muajin dhjetor 2017 lejoi gërmimet për gjetjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në jug të vendit nisën pas negociatave në Kretë dhe Korçë të ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Në prej pikave në diskutime kanë qenë pikërisht varrezat e ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës kundër fashistëve dhe nazistëve.

Ne dhjetor 2017 qeveria shqiptare miratoi vendimin për gërmimet dhe gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, vendim i cili u vleresua nga Greqia. “Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, më 13 të këtij muaji, dhe që u bë i njohur dje, me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke, është një hap i madh për atë që themi në mënyrë metaforike ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona“, tha ne nje deklarate ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.