Ngritja e KLGJ dhe KLP/ SHBA-BE në alarm nga ligjet që rrëzoi Gjykata Kushtetuese

Kliko per me shume info

Reforma në drejtësi pritet të përballet sërish me probleme. Sfida më e madhe e politikës tani do të jetë ngritja e organeve të reja, sidomos ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dje gazeta e deklaroi se tani PD e LSI nuk e bllokojnë dot përzgjedhjen e anëtarëve, pasi nëse gjatë 34 raundeve nuk ka konsensus, anëtarët e dy organeve do të quhen të miratuar.

Por problemi më i madh është se pas ngritjes së tyre, mund të ketë probleme në funksionimin e organeve. Në janar të vitit 2017, Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku kërkoi që të rrëzohej ligji për organet e reja në sistemin e drejtësisë, pra ligji që mundëson ngritjen e KLGJ dhe të KLP.

Kliko per me shume info

Mirëpo gjykata përmes një vendimi të marrë në muajin prill, pranoi pjesërisht kërkesën e PD, duke rrëzuar vetëm 5 nene nga ligji. Më konkretisht u cilësuan antikushtetues: neni 5; neni 61, neni 103, neni 159 dhe neni 169, pika 5. Por nga këto 5 nene, dy janë më të rëndësishmit, neni 61 dhe neni 159, pasi kanë të bëjnë mbledhjet e KLGJ dhe KLP. Nëse këto nene nuk ndryshohen, vendimmarrja e organeve vihet në vështirësi. Për këtë arsye, ditët e fundit janë vënë në lëvizje ndërkombëtarët, për të ndryshuar ligjet.

Dy ditë më parë kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi një takim me ekspertë të EURALIUS dhe aty u kërkuar prej tyre që të jepet asistencë për ndryshimin e ligjeve. Po ashtu, ata kanë rritur dhe presionet ndaj Kuvendit. Ditën e hënë fillon sezoni i ri parlamentar dhe sipas informacioneve, do të nisë puna për të hartuar ndryshimet në ligji, për nenet në fjalë.

Por dilema është se si do të jetë vota e PD dhe LSI, pasi ligji kërkon 84 vota? Megjithatë mësohet se Parlamenti do të nisë procedurat për të bërë ndryshimet përkatëse, pasi puna e organeve vihet në shumë vështirësi.

Ligjet e tjera

Përveç ligjit për organet e sistemit të drejtësisë, Kushtetuesja rrëzoi pjesërisht dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Këtë herë ishte Unioni i Gjyqtarëve, ai i cili dërgoi në gjykatë ligjin.

Pas shqyrtimit, plot 22 nene të tij u rrëzuan. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, detyronte të gjithë njerëzit e drejtë- sisë që në momentin që dënoheshin për korrupsion, të rikthenin pagën vjetore. “Nëse magjistrati është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale në fushën e korrupsionit, Këshilli vendos përveç shkarkimit të magjistratit edhe kthimin e shumës së pagës bruto të vitit të fundit në detyrë të përfituar prej tij”, thuhej në nenin 112.

Kjo pikë u cilësua e rëndësishme nga deputetët gjatë diskutimeve në komision, pasi kushdo që ka bërë korrupsion duhet të kthejë pas një masë të caktuar të parave. Por gjykata me vendimin e marrë e ka shfuqizuar këtë nen, duke i lehtësuar gjyqtarët, të cilët vetëm sa mund të shkarkohen dhe vuajnë dënimin përkatës.

Përveç këtij neni, janë shfuqizuar dhe shumë të tjerë, të cilët përcaktonin largimin e menjëhershëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse nuk e kalonin procesin e vetingut. Ligji parashikonte që gjyqtarët apo prokurorët e afërm të mos punonin në një institucion, por edhe kjo është shfuqizuar. Janë shumë çështje,që dhe në këtë ligj duhet të rishikohen me qëllim zbatimin e ligjit./Sot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.