Nga GOLD AG te Nora Istrefi/ Këngëtarët tregojnë dhuratat e dhuruara për festë

Festat e fundvitit sjellin gjithnjë një atmosferë të këndshme festive në çdo shtëpi.

Dekorimet e fundvitit janë ato që karakterizojnë këtë periudhë, e cila është padyshim më e këndshmja e vitit.

Kliko per me shume info

Dhuratat poshtë bredhit janë një tjetër element kyç që i bën edhe më të bukura festat.

Teksa të gjithë kanë bërë blerjen e tyre për fundvit, natyrshëm mund të lind pyetja: po personazhet e famshme a bëjnë dhurata për fundvit?

Një pyetjeje të tillë i janë përgjigjur për Telegrafin disa personazhe shumë të njohur nga estrada, të cilët kanë treguar se janë mjaft të kujdesshëm sa i përket kësaj pjese.

Më poshtë mund të gjeni disa prej rrëfimeve të tyre:

Kida

Po bëj dhurata, prindërve të mi do iu bëj gjithsesi, mbase këtë vit të ri nuk jam pranë tyre, pikërisht atyre do iu bëj diçka sa më të mirë.

Ermal Fejzullahu

Thënë të drejtën unë gjithnjë bëj dhurata për fundvit, dhe edhe këtë vit u kam bërë dhurata disa fëmijëve, të cilët nuk do doja të zbuloja, dhe fëmijëve të mi sigurisht.

Gold AG

Po, kam bërë dhurata për fundvit, kryesisht kam ndihmuar fëmijët me nevojë në SOS Fshatrat, të cilët s’kam dashur t’i ekspozoj me fotografi apo diçka, mirëpo sadopak jam munduar që t’i ndihmoj me nga një dhuratë.

Zanfina Ismaili

Më përpara bëja shumë dhurata. Kohëve të fundit e kam lëshuar pak nga dora, por besoj që këtë vit do t’i befasoj.

Adrian Gaxha

Për mua nuk është e rëndësishme vetëm viti i ri, apo ditëlindjet, dhuratat duhet të bëhen gjatë gjithë vitit, për të lumturuar njerëzit, ndaj unë mundohem të bëj dhurata gjatë gjithë vitit.

Lyrical Son

Unë bëj dhurata zakonisht, sepse jam tip i dhuratave. Më shumë preferoj datat e veçanta si ditëlindjen, mirëpo edhe jashtë asaj bëj vazhdimisht dhurata për anëtarët e familjes, ndoshta çdo muaj, apo edhe javë. Sigurisht nuk mungojnë edhe dhuratat për Vitin e Ri.

Nora Istrefi

Dhurata i kemi bërë Renesë së vogël, pasi si çdo fëmijë edhe ajo dëshiron bredhin e stolisur dhe dhuratat e vitit të ri poshtë tij.

Genta Ismajli

Po, jam e kujdesshme që për fundvit të bëj dhurata, por ashtu siç bëj, me shumë kënaqësi edhe i pranoj.

Getinjo

Nuk bë bëj shpesh dhurata personale, dhurata më e mirë që mundem të jap është të kem sjelljen e mirë me njerëz, sot kjo është dhuratë tepër me vlerë.

Blero

Bëj dhurata për fundvit të afërmve, dhe sigurisht që edhe këtë vit atë obligim e kam përfunduar me sukses!

DJ Blunt dhe Real 1

DJ Blunt – Dhuratat i bëjmë edhe në përditshmëri, dhe nuk kufizohemi vetëm gjatë festave me shkëmby dhurata. Por pse jo edhe gjatë festave të fundvitit.

Real 1 – Varësisht po pse jo, edhe për festa ose edhe ndonjë ditë të veçantë.

Adelina Berisha

Zakonisht u bëjë dhurata anëtarëve të familjes, dhe njëlloj edhe ata më bëjnë.

Morena Taraku

Mundohem të bëj dhurata. jam e kujdesshme që të bëj dhurata çdo herë, por sigurisht edhe për festa.

Fjolla Morina

Po, zakonisht bëj shumë dhurata për fundvit. Dhuratat e mija janë kryesisht këpuca dhe veshje.

Gjiko

Po, jam i kujdesshëm edhe sa i përket dhuratave. iu bëj kryesisht anëtarëve të familjes për festa, pasi dhuratat janë elementi që i lumturon njerëzit për festë.

BimBimma

Dhurata bëj për çdo festë. Zakonisht më shumë për ditëlindje njerëzve që i kam për zemër.

Korab Shaqiri

Ndjej kënaqësi të bëjë dhurata, por edhe kur më bëjnë më gëzojnë shumë. Tashmë ua kam mësuar shijet anëtarëve të familjes dhe në saje të këtyre dëshirave ua bëjë dhuratat.

Albatrit Muqiqi

Po, zakonisht bëjë dhurata brenda familjes, nënës, gruas dhe motrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.