Ndryshimi i orarit të shkollave, Rama ironizon keq deputetin e PS Erion Braçe

Politikë

Kryeministri Rama shquhet për batuatat e tij që i hedh pa kursim gjatë gjithë kohës, si me politikanë, apo edhe me qytetarë të thjeshtë.

Këtë herë 'pre' e ironive të Ramës ka renë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Duke folur në një bashkëbisedim me qytetarët e Rrëshenit, Rama ka trajtuar çështjen e ndryshimit të orareve në shkollat e sistemit parauniversitar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë moment Rama ka bërë një krahasim ironik të fëmijëve me deputetin socialist, Erion Braçe, duke luajtur me përmasat e tij fizike.

“T’i shikosh kalamajtë e vegjël si Erion Braçe me çanta në kurriz, apo si gratë e Mirditë me turrën e druve para shumë vitesh ishte si ajo puna e vezës së Kolombit. Pse të bëjmë 6 lëndë në 6 orë dhe me çantat plot me libra, kur mund ta bëjmë 3 lëndë në 6 orë”,- tha Rama.

ME TE LEXUARAT