Ndodh vetëm në Shqipëri/ Besa nënshkruan me lojtarin në sallon bastesh

Sport

Besa nuk di të ndalet në merkato. Kavajasit kanë zyrtarizuar dje dy afrimet e fundit në këtë merkato janari. Bëhet fjalë për sulmuesin Armand Pasha dhe nigerianin Idakvo Dikson.

I pari ka qenë pjesë e Erzenit dhe pas largimit nga shijaksit ka gjetur menjëherë ekipin e ri. Pasha ka firmosur kontratë 1-vjeçare me kavajasit dhe në miqësoren e djeshme ndaj Bylisit është aktivizuar si titullar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ajo që bie në sy nga prezantimi i sulmuesit është vendi ku ai ka firmosur kontratën. Pasha shfaqet duke nënshkruar në një vend që duket si një pikë bastesh.

Gjithashtu, zyrtarisht pjesë e ekipit është bërë edhe qendërmbrojtësi Dikson që po ashtu ka bërë paraqitje të mirë në miqësoren e djeshme.

Besa është një prej ekipeve më aktive në këtë merkato janari, ku ka pasur shumë afrime dhe largime.

Shumë futbollistë u larguan nga kavajasit, për shkak të rezultateve negative në pjesën e parë të kampionatit. Në një kohë që janë afruar lojtarë të tjerë dhe pritet që gjërat të ndryshojnë pozitivisht në pjesën e dytë.

ME TE LEXUARAT