Ndërron jetë në moshën 29-vjeçare futbollisti i njohur, vuante nga leuçemia

Kliko per me shume info

Ish sulmuesi i Wigan Athletic dhe ekipit të Honduras, Juan Carlos Garcia, ka ndërruar jetë nga leuçemia në moshën 29 vjeçare.

Garcia ishte diagnostikuar me këtë sëmundje në fillim të vitit 2015 dhe qëndroi në Angli derisa u kthye në Honduras vendlindjen e tij në fund të vitit të kaluar.

Kliko per me shume info

Wigan konfirmoi lajmin tragjik në llogarinë e tyre në Twitter ku shkruhej: “Ky është një lajm i hidhur për të gjithë ne. Mësuam për ndarjen nga jeta të Juan Carlos Garcia gjatë natës. Ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij”.

Garcia luajti me këtë klub midis viteve 2013 dhe 2016. Ai përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës 2014 dhe gjithashtu ka luajtur në një ndeshje miqësore kundër Anglisë./tvklan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.