Ndërhyrje e rrallë në Kosovë, 20-vjecarit i hiqet plumbi nga krahërori pa operacion

Mjeket në Kosovë kanë realizuar një operacion i rrallë, i pari i këtij lloji. Mësohet se mjekët i kanë hequr një pacienti 20-vjeçar plumbin nga kraharori pa ndërhyrje kirurgjikale.

Mjeku Salih Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka treguar edhe pamjet se si është realizuar operacioni.

Kliko per me shume info

“Operacion i rrallë dhe për herë të parë në Kosovë. Heja e predhës (plumbit nga kraharori i majtë afër zemrës me metodën VATS (pa hapje të kraharorit) te një djalë 20 vjeçar. Operimi ka zgjatur 19 minuta.

Ekipi operatorë: Dr.Salih Krasniqi , dr. Saud Maliqi, dr. Fitim Selimi . Dr. Shqiptar Demaqi dhe dr.Arsim Latifaj”, shkruan një prej mjekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here