Murati në krah të Dukës: “Kur një skuadër fiton, nuk e ndryshon dot”

Sport

“Kur një skuadër fiton, nuk e ndryshon dot”. Evdin Murati, ish-lojtari i njohur i Kombëtares shqiptare të futbollit ka zgjedhur një shprehje të ish-trajnerit të tij Luis Fernandez, për të mbështetur kandidaturën e Armand Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në një intervistë për të përditshme “Panorama Sport”, Murati, i cili tashmë drejton një agjenci të njohur menaxhimi lojtarësh, është shprehur qartazi për mos ndryshimin e kreut të FSHF për sa kohë që ai ka “punuar shumë” dhe institucioni më i lartë i futbollit në vend ka pasur rezultate të mira në punën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duhet ta nisim nga infrastruktura. Në një kohë të shkurtër janë bërë në Shqipëri tri stadiume të niveleve të mira. Mendoj se ka shumë projekte nga UEFA dhe Fifa që janë bërë në Shqipëri. Në vendin ku unë jetoj thonë: Parisi nuk u ndërtua për një ditë. Unë i respektoj të gjithë në Shqipëri, por kur diçka ecën mirë nuk ka pse të mos vazhdojë”, është shprehur Murati në intervistën e tij.

Ish-lojtari i kombëtares nuk ka lënë pa kujtuar arritjen historike të Shqipërisë në finalet e Europianit Francë 2016, por edhe rezultatet e mira të kombëtares Shqiptare në eleminatoret e botërorit Rusi 2018.

“Shqipëria arriti një kualifikim historik në Europian, ndërsa mendoj se se një sukses i madh ishte dhe vendi i tretë në një grup me Spanjën dhe Italinë”.

Duke folur vlerësimin që ka Uefa për kreun e FSHF, Edvin Murati thotë: “Unë Jam afër UEFA dhe di t’u them se Duka është shumë i respektuar nga ky institucion dhe të gjitha federatat e e vendeve Europiane”.

Aktualisht Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka shpallur datën e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, që është edhe dita e zgjedhjeve për kreun e këtij institucioni. Zyrtarisht ende nuk ka kandidatura të shpallura, por në media janë përvijuar si kandidatë potencialë kreu aktual i federatës, Armand Duka dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

ME TE LEXUARAT