MOTI/ Sot temperaturat shkojnë deri në minus 6 gradë, por ja cfarë pritet të ndodhë nesër

Soft

Dita e enjte do të jetë e kthjellët por e ftohtë, ndërsa sërish e premtja sjell vranësira në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje shiu e dëbore në Veri-Verilindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Rënia e temperaturave e nisur gjatë natës fillon duke kulmuar mëngjesin e së enjtes deri në -5 apo -6°C në zonat malore si edhe zbresin në vlerat 0 – 3°C në zonat bregdetare dhe të ulëta. Edhe mesdita e së enjtes vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin në 11 – 12°C por deri në 3°C në zonat Juglindore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dita e premte sjell rritje me 3 – 4°C të temperaturave në vend por sërish një pjesë e zonave malore mbeten gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve rreth vlerës 0°C ndërsa mesdita pritet të shënojë maksimalisht 14°C në Jugperëndim të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT