Moti në fundjavë: Reshje shiu e dëbore dhe temperatura nën zero

Kliko per me shume info

Këtë fundjave moti parashikohet të mos jetë shumë i qëndrueshëm.

Të shtunën dhe të dielën në disa zona pritet të ketë reshje shiu dhe bore, ndërsa temperaturat do të bien deri në minus 4 gradë celcius.

Kliko per me shume info

“Dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2°C sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C”, sqaron meteoalb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.