Monika Kryemadhi përshëndet Ramën nga Elbasani, ja mesazhi "i fortë" që ka për të

Politikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë së saj në Elbasan u bëri thirrje shqiptareve që t’i bashkohen protestës së 27 janarit. Teksa falënderoi elbasanasit për votat që i kanë dhënë LSI-së,

Kryemadhi përshendeti Ramën për ndihmën me ilaçe që ku ky i fundit i dha një mësueseje nga Rrësheni që vuan nga kanceri i gjirit. Por, Kryemadhi i sugjeroi Ramës që ai t’u ofrojë se si rasti i mësueses nga Rrësheni ka edhe plot të tjerë, ndërsa nuk nguroi të përmendte emra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dua ta përshëndes zotin Rama për ndihmën që i dha zonjës nga Rrësheni, për ndihmesën që i dha për sëmundjen e kancerit. Do dëshiroja ta bënte këtë gjë edhe për Mrikën nga Lezha dhe për Sulen nga Librazhdi, Astritin nga Korça, Thimin nga Tirana, Petritin nga Kamza dhe që rrinë në dyert e spitaleve.”, tha ajo.

Ajo bëri thirrje që shqiptarët të zgjohen nga gjumi i thellë ku kanë rënë.

“Falënderoj qytetin e Elbasanit që ia dhatë mundësinë LSI. Ju jam mirënjohëse dhe borxhlie, unë dhe profesor Mondi, por ju jap fjalën se puna jonë do jetë e pandalshme. Elbasani meriton vëmendjen e politikes. Na votuat përball një presioni, një terrori dhe treguar vendosmëri. Treguar se Elbasani, nuk shitet, nuk blihet, as nuk tundohet. Ju jeni heronjtë e LSI. Ata heronj që na mbushni zemrën me dashuri dhe respekt për ju. LSI ka qenë forcë stabilizuese, që ka sjell stabilitet në sigurinë kombëtare, Kjo forcë politike sot kërkon po përparësi mbështetjen tuaj për të zgjuar shqiptarët nga gjumi i frikshëm i harresës që i ka përfshirë. Ne sot do t’ju bëjmë thirrje që nga Elbasani e në shumë qytete të tjera. Për të zgjuar shqiptarët nga ajo parabarazi jetësore që jetojmë sot. Ju jeni të vetëdijshëm që qindra mijëra në Elbasan jetojnë dhe gdhihen të paushqyer. Kjo është një nga arsyet që duhet të protestojmë në 27 janar. Duhet të ndërtojmë Europën në Shqipëri. Do protestojmë për shtresën e mesme”, tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT