Moderatorja e njohur jep njoftimin në emision: Humba babanë , ai ishte krenar për mua

Moderatorja e njohur ka humbur babain. Është fjala për Ellen DeGeneris, moderatoren e “The Ellen DeGeneres show”.

Babai i saj u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare dhe lajmi i vdekjes së tij pushtoi mediat ndërkombëtare. Lajmin e vdekjes Ellen e dha gjatë transmetimit të emisionit të saj.

Kliko per me shume info

“Përpara se të shkojmë në publicitet, dua të flas për diçka. Humba babain këtë javë. Ai ishte shumë krenar për mua. Ai e pëlqente këtë emision dhe ishte një njeri shumë i dashur. Ai nuk më paragjykoi kurrë. Ne kemi bërë pushime familjarisht vetëm një herë. Kur isha e vogël ne shkuam në Ëarner Bros dhe tani unë në Ëarner Bros punoj, kam emisionin tim me emrin tim. Ai ishte shumë krenar për këtë.

Ndërsa përpara se të merrte lajmin e vdekjes së babait ajo u shpreh se kishte parë një ylber.

“Po dilja nga ndërtesa dhe kur ktheva kokën pashë një ylber mbi studion e Warner Bros”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.