Mjekët japin alarmin: Mos e mbani teshtimën, dikush e bëri dhe desh vdiq

Soft

Mjekët gjithmonë kanë këshilluar që nuk duhet ta bllokoni teshtimën pasi rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.

Një 34-vjeçar britanik është shembulli i duhur se përse nuk duhet bërë kjo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai përfundoi në spital me hundë të thyer dhe me një vrimë në fyt, për shkak të presionit që i ishte shkaktuar nga mbyllja e gojës dhe e hundëve.

Mjekët e një spitali në Leicester u habitën kur panë 34-vjeçarin dhe menduan se dikush e kishte goditur me grusht. Ai u paraqit në spital me dhimbje të forta dhe në pamundësi për të folur dhe ushqyer, gjë që u bë e mundur vetëm falë një tubi.

I shtruari, emri i të cilit nuk bëhet publik, u mbajt një javë në spital dhe mjekët thanë se vrima e shkaktuar është e keqja më e vogël. Presioni i lartë mund t’i kishte marrë edhe jetën.

Mjekët shpjeguan se mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë bllokim të ajrit midis mushkërive apo shpërthim të gjakut në tru.

ME TE LEXUARAT