“Media kazan!” Si e komenton e djathta shprehjen e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama në mënyrë të vazhdueshme e etiketon median si kazan. Por çfarë mendojnë figurat kryesore të së djathtës në lidhje me këtë?
Gazetarja e BOOM ishte në përvjetorin e gazetës Rilinjda Demokratike dhe mori opinionet e disa prej eksponentëve të PD, disa prej tyre gazetarë.

Enkelejd Alibeaj: E mbyll televizorin
Preç Zogaj: A ka më kazan më shumë sesa mënyra si komunikon Rama?!
Astrit Patozi: Është e pa denjë dhe e padrejtë, por është një përpjekje për të mbuluar defektet e veta
Nard Ndoka: Kryeministri edhe termat i ka orientale, kazan, tepsi…
Arben Ristani: Këtë vit të ri do ti urojë edhe Ramës që të përmirësonte qoftë gjuhën, qoftë sjelljen.
Dashamir Shehi: Ku di unë, se ky ka gjetur ca shprehje që vetëm ky i ka autorësinë i ka futur në zhargonin politik
Bledi Kasmi: Një fjalor prej hajvani do të thosha…
Grida Duma: Kur godet një pushtet siç është media, duke e thënë tërëzi kazan ai që është poshtë në momentin e parë që: Imagjinoni kyur ky njeri ka mundësi të shtypë këdo që duhet ta vendoste në siklet gazetari kryeministri, e ve kryeministri gazetarin në siklet, mendoni sa më i pafuqishëm ndjehet ai poshtë.
Sali Berisha: Llumi i kazanit është Edi Rama.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.