Mblidhen firmat, studentët paralajmërojnë protestë të fuqishme më 24 janar

Aktualitet

Lëvizja Për Universitetin‎ është duke përgatitur një protestë studentore kundër tarifave në fakultete.

Grupe studentësh janë angazhuar ditët e fundit në fakultete të ndryshme, kryesisht të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik, për të grumbulluar nënshkrime për peticionin, drejtuar qeverisë, me kërkesat e mëposhtme:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

- Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;

- Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;

- Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;

Ndërsa në Fakultetin Gjeologji Miniera është nënshkruar edhe një peticion i dytë:

- për kthimin e godinës së fakultetit në pronësi të fakultetit.

Deri më tani janë grumbulluar me mijra nëshkrime për këto kërkesa të drejta e të realizueshme.

Aksioni për nënshkrimin e peticionit do vijojë edhe këtë javë, dhe do të kulmojë me protestën e 24 janarit në orën 11.00, nga Korpusi drejt kryeministrisë.

ME TE LEXUARAT